Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Kosova ka realizuar çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ditën e sotme, që bëhen 28 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

“Sot u bënë 28 vjet nga shpallja e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, e cila ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës. Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund realizoi projekte të mëdha politike: çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.