Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dekoron pas vdekjes me Medalje Presidenciale Berit Backerin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, norvegjezen Berit Backer, e cila ishte antropologe.

Berit Backer ka lindur më 1947 ndërsa ka vdekur në vitin 1993.

“Antropologen norvegjeze Bertit Backer, pas vdekjes, e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare. Ajo ishte ndër të parët që kishte ngrehur zërin për Kosovën dhe për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kosova e çmon shumë kontributin e saj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Antropologia norvegjeze, Berit Backer, më 1974 shkeli për herë të parë në fshatin e Komunës së Deçanit.

Backer, në masë të madhe karrierën e vet ia kishte dedikuar shqiptarëve.

Edhe Helena Kadare dekorohet me medalje presidenciale Kulturë Helena Kadare dekorohet me medalje presidenciale

Në emër të familjes Backer, dekoratën e ka pranuar Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, bashkë me grupin inicues në përbërje të Nufri Lekajt, Ann Christine Ekk dhe Shkëlzen Kuklecit.