Presidenti Hashim Thaçi sot në takime të ndara, ka dekoruar me medalje, profesorin Rifat Blaku dhe pas vdekjes, veprimtarin Idriz Rrecaj.
“Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Prof. Dr. Rifat Blakun”, ka shkruar Thaçi, përcjell KosovaPress.
Thaçi ka shtuar se Blaku ka dhënë kontribut të çmuar edhe si studiues në fushën e migracionit dhe diasporës, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën e viteve të nëntëdhjeta.
Kurse, Rrecajn, Presidenti Thaçi e ka quajtur simbol të shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë”, ka shkruar Thaçi.