Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e vendit.
“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë Medalje Presidenciale për Adem Demaçin i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, tha ai, raporton KsP.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit Xhemajlia dhe familjarë të tjerë.
Adem Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare ndërsa varrimi i tij është bërë me nderime të larta shtetërore.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi e quan Demaçin baba të pavarësisë së Kosovës
-
Thaçi krijon urdhrin “Adem Demaçi”, do t’u ndahet personaliteteve që shquhen për qëndresë
-
“Ni zo i lirë”, sjell në ekspozitë gjërat personale të Adem Demaçit
-
Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Gani Sylajn
-
Helena Kadare dekorohet me medalje presidenciale