Kati i parë i Muzeut Kombëtar të Kosovës, mbrëmë pati në fokus figurën e Adem Demaçit.
Librat e ekspozuar dhe gjërat personale të veprimtarit shqiptar, nxjerrin në pah kontributin e tij letrar e kombëtar ndër vite.
Fotografitë e Adem Demaçit sollën një anë të jetës së tij familjare, e në anën tjetër takimet me personalitete të ndryshme.
Emrush Xhemajli e kujton një nga mbledhjet e përbashkëta në Luzern të Zvicrës.
Për kontributin e tij atdhetar, Adem Demaçi ishte vlerësuar si “Mandela i Kosovës”. Ai i kishte kaluar 28 vite të jetës së tij nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë.
Edhe
Tre vjet pa Adem Demaçin
Ekspozita që përshkruan rrugëtimin e tij jetësor, e sjell Adem Demaçin edhe nëpërmjet dokumente gjyqësore.
Aty nuk mungojnë letërkëmbimet nga burgu me motrën e tij Ajshen.
Si e tillë, ekspozita sjell gjëra të Demaçit që nuk janë ekspozuar më parë.
Adem Demaçi, në vitin 1991, ishte nderuar me çmimin “Saharov” nga Parlamenti Evropian.
Në mesin e gjërave të ekspozuara ishin edhe çmimet, dekoratat dhe mirënjohjet e tij.
Edhe
“Ni zo i lirë” me botën e një idealisti për çështjen kombëtare
Biri i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, shpreson që kjo ekspozitë t’i hapë rrugë edhe muzeut dedikuar veprimtarit shqiptar.
Adem Demaçi ka vdekur në korrik të vitit të kaluar, në moshën 82-vjeçare.