Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që drejtësia t’i ndriçojë krimet e Serbisë në fshatrat Qirez e Likoshan gjatë luftës në Kosovë.
“Pas humbjeve që pësuan patrullat e policisë serbe nga një njësit i UÇK-së në Likoshan, në shenjë hakmarrjeje, ata ushtruan terror dhe masakër të paparë në familjet e Qirezit dhe Likoshanit”, ka shkruar Thaçi.
“Aty pësuan gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja. Beteja te lisi gjashtnjakë ishte një paralajmërim i betejave dhe epopeve që do të pasonin në vitet 1998-1999”, ka shtuar ai.
“Drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.
Artikuj të ngjashëm