Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi “bëhet i gjallë” në Tiranë përmes Instagramit të Ramës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ,“bëhet i gjallë” pas 12 ditë mungese në publik. Paraditen e së dielës presidenti i Kosovës ka qenë në Tiranë, ku ka konsumuar kafenë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Lajmi është dhënë nga vetë shefi i Qeverisë shqiptare, i cili e ka shpërndarë foton në Instagram, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, përveç postimit të fotos dhe një fjalie në anglisht – “INSTA OF THE DAY” – Rama nuk ka dhënë asnjë informacion për takimin e tij me Thaçin, derisa në Tiranë të dielën është spekuluar se tema që këta dy ka gjasa se e kanë diskutuar është situata rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje që përfshin edhe këmbimin e territoreve.

As nga zyra e Thaçit nuk është dhënë ndonjë informatë për takimin e së dielës në Tiranë, e as për vendndodhjen e Thaçit në 12 ditët e fundit, sa ka që ai nuk është shfaqur në publik. Përveçse është thënë se presidenti gjendet në “pushime dimërore”.

Gjatë mungesës në konferencat për media, Thaçi qëndrimet e tij për tema të ndryshme i ka bërë publike përmes rrjeteve sociale të cilat, bazuar në postime të rrjedhura në të kaluarën, menaxhohen kryesisht prej individëve të tjerë të angazhuar nga Thaçi. Ndërkohë Thaçi nuk ka marrë pjesë as në takimin e së hënës të ekipit shtetëror për dialogun, ndonëse ishte i ftuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm