Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ende ka hendek mes komuniteteve në Kosovë. Ai tha se ndasitë që ka shkaktuar lufta ende janë gjallë.
Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën Thaçi tha se Ballkani ende është peng i narrativëve të luftës.
Sipas presidentit, shoqëria kosovare nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa shërimin e të kaluarës.
Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta, e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja.
Thaçi tha se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë, por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit. Ai tha se e vërteta do të zbulohet për të gjithë, sado e hidhur mund të jetë ajo.
Thaçi tha se pajtimi nuk mund të bëhet mbi harresën e të kaluarës. Këtu, tha presidenti, është fjala për pajtim të brendshëm dhe jo zëvendësim të dialogut që po zhvillohet në Bruksel.
-
Ende nuk është themeluar komisioni i iniciuar nga Thaçi për pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve
-
Thaçi për BBC-në: Nëse ndodh diçka rreth negociatave me Serbinë, do të ndodhë sivjet
-
Thaçi rikujton se Serbia ende i mohon holokaustin që e shkaktoi në Ballkan
-
Thaçi në “Chatham House” përmend kufijtë si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
-
Komisioni për të Vërtetën – si të ecet më tutje! (3)