Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”, e gjatë 4.5 kilometra, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.
“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë ai .
Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.
“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se kjo autostradë si urë lidhëse i shërben edhe vizionit tonë për Kosovën dhe rajonin.
-
Hapet autostrada “Arbën Xhaferi”
-
Haradinaj: Me autostradën “Arbën Xhaferi” Shkupi më afër se kurdoherë nga Prishtina
-
Inaugurohet segmenti i dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”
-
Kosova e Serbia zotohen t’i hapin hekurudhat dhe të ngrenë autostrada lidhëse
-
Investimi 706-milionësh në autostradë, shihet si urë lidhëse bashkëpunimi