Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, i gjatë 14.5 kilometra, me hapjen e të cilit do të lehtësohet qasja deri në qendrën turistike të Brezovicës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Para të pranishmëve të shumtë, udhëheqësve institucional, ambasadorëve të akredituar në Kosovë, përfaqësuesve të kompanisë Bechtel & Enka, Haradinaj tha se është nderë që të bashkohet në këtë ceremoni për të shënuar një moment të arritur për segmentin i cili po përurohet sot, në të cilin është bërë shumë punë, mund, shumë angazhim e ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike, atje ku është drejtimi ynë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mendoj se sot jemi dëshmitarë se kjo po ndodhë. Jam thellë i bindur se vitin që vjen do të përmbyllet e tërë auto-rruga, e po ashtu jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdoherë tjetër për Prishtinën", tha Haradinaj.
Duke uruar të gjithë punëtorët për punën e mirë që kanë bërë, Haradinaj tha se gjatë kësaj periudhe është shënuar një e arritur e madhe.
Haradinaj, po ashtu shprehu ngushëllime familjes së punëtorit që humbi jetën tragjikisht gjatë punimeve.
Prerjen e shiritit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, e bëri kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.