Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ka vizituar Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington.
Thaçi përmes Facebook-ut ka thënë se ‘qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën’.
Thaçi thotë se për të njëjtat vlera luftoi edhe populli i Kosovës.
“Ne, asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë”, ka shkruar Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj nderon ushtarët e rënë amerikanë: Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë
-
Thaçi niset për në Washington
-
Presidenti Thaçi niset për në SHBA, pritet të ketë takime me administratën amerikane
-
Presidenti Thaçi ndërrimin e moteve e priti në mesin e ushtarëve të Kosovës
-
Thaçi i konsideron veteranët shembull të sakrifikimit për ideale e lirinë tonë