Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ndërrimit të moteve ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti suprem tha se Ushtria e Kosovës është nderi i vendit dhe shtoi se ka besim të plotë tek ta.
"Në këto momente kur gjithë qytetarët e Kosovës po festojnë ndërrimin e moteve, Ushtria e Kosovës është në krye të obligimeve. Nderim dhe respekt për çdo ushtar dhe ushtare, ju jeni nderi. Kam besim të plot në angazhimin tuaj maksimal, në aksionet tuaja kudo që është nevoja", tha presidenti Thaçi.
Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnant Rrahman Rama garantoi presidentit Thaçin se do t’i kryejnë punën me nder she përkushtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi falënderon pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës për profesionalizmin e treguar në shumë raste
-
Thaçi priti vitin e ri me ushtarët e Kosovës: Jeni krenaria e shtetit
-
FSK-ja e gatshme ta mbrojë paqen në Kosovë
-
Liderët thonë se FSK-ja është e gatshme t’u bashkohet ushtrive të tjera aleate
-
Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e sigurisë