Numri i të shëruarve të hënën ishte dukshëm më i madh se numri i të infektuarve të rinj me COVID – 19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të hënën janë konfirmuar vetëm tri raste të reja. Bëhet fjalë për tri raste në Komunën e Prishtinës.
Ndërkohë numri i atyre që janë shëruar është tetëmbëdhjetë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 754, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i të prekurve është rritur në 988, ndërsa deri më tani nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 29 persona, që kishin edhe sëmundje shoqëruese.