Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 109 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur dy persona në Komunën e Ferizajt, dy në Lipjan dhe në Dragash, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Vushtrri nga një.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 744 persona ndërsa janë shëruar 454 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 50.910 të infektuar me COVID-19, 40.423 të shëruar dhe 1.325 të vdekur.
“IKSHPK-ja apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.
-
Nëntë të vdekur dhe 269 raste me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
12 të vdekur e 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur dhe 793 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit