Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona ndërkaq janë shënuar 529 raste të reja si pasojë e COVID-19.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 4.413 persona të dyshimtë për koronavirus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.
-
Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Pesë të vdekur dhe 506 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
17 të vdekur në 24 orët e fundit, 599 raste të reja me COVID-19
-
12 të vdekur dhe 871 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë