Pavarësisht tentimeve për të mos lejuar kopjimin dhe publikimin e testeve, ato janë parë në shumë rrjete sociale.
Këtij testi i janë nënshtruar rreth 27 mijë nxënës dhe është mbajtur në 110 qendra të testimit, raporton KTV.
Nga Ministria e Arsimit kanë thënë se çdo gjë ka shkuar në rregull, vetëm me disa probleme të vogla teknike në teste të cilat më pas janë zëvendësuar nga testet rezervë.
Drejtorët e shkollave thonë se gjithçka filloi me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
E, për ta parë zhvillimin e testit nga afër, në Gjilan kishin ardhur edhe inspektorë të Arsimit nga Komuna, si dhe zyrtarë të MASHT-it.
Testi ishte i përbërë nga 100 pyetje, ndërsa edhe këtë vit nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.
Rezultatet e këtij testi pritet të publikohen javët e ardhshme.