Suharekë, 2 shtator - “Tërrnje është një nga vendet që bart në vete dhembjen më të madhe që ka dikush dhe kjo dhembje më ka bërë që kurrë të mos e harroj përjetimin dhe ndjenjën që kam pasur për ju. Sot është një moment gëzimi dhe i falënderoj të gjithë që kanë punuar që të gëzohemi së bashku”, kështu tha kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërrnje të Suharekës, që mban emrin e poetit Vaso Pashë Shkodrani.
Duke iu gëzuar fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se gëzim i dyfishtë është në Tërrnje, ashtu siç është sot edhe në Krushë dhe në shumë vende, ku dikur u provua të ndalej jeta, të ndalej vazhdimi ynë dhe të ndërpritet e gjithë ajo që kishim trashëguar brez pas brezi.
Përveç drejtorit të shkollës, Jeton Vranoci, një fjalë para të pranishmëve e mbajti edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
-
Haradinaj: Pa mbështetjen e Qeverisë, Suhareka u shndërrua në qendër të zhvillimit ekonomik
-
Haradinaj kritikon Qeverinë në detyrë: Ka përkeqësuar kushtet e punëtorëve
-
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Tërnava: Ramazani thërret për paqe dhe dashuri ndaj vendit