Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të nisë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për të gjithë se vazhdojnë të njëjtat kushte atmosferike.
Për shkak të përkeqësimit të motit dy ditët e fundit, ngrohtorja ka njoftuar se tashmë ka finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.
“Aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e “Termokosit”.
“Termokos” ka thënë se është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin.
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
"Termokosi" njofton se ka filluar para kohe sezoni i ngrohjes në Prishtinë
-
Termokosi: Jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor
-
Uka: Ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos