Termokos në Prishtinë u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të përfituar nga falja e borxheve deri më 1 shtator.
Kjo ndërmarrje përkujton se që nga hyrja në fuqi e Ligjit për faljen e borxheve publike, nëpërmes marrëveshjeve që kanë lidhur me NP “Termokos” SH.A afro 4 mijë konsumatorë kanë përfituar nga falja e borxheve dhe deri më tash janë falur mbi 4 milionë euro borxhe të konsumatorëve, transmeton KosovaPress.
Termokos bën me dije se ndonëse afati ligjor për implementim ishte zgjatur deri më 1 shtator 2017, ende shumë konsumatorë nuk kanë shprehur interesim për të përfituar nga falja e borxheve publike.
“Rikujtojmë konsumatorët tanë se edhe pak ditë kanë mbetur për përfundimin e afatit ligjor, andaj le të shfrytëzojnë këtë periudhë për të përfituar nga mundësitë, që u jep Ligji për faljen e borxheve publike për të shlyer borxhet, që kanë ndaj ndërmarrjes sonë”, thuhet në komunikatë.
-
“Termokosi” fton qytetarët të përfitojnë nga Ligji për falje borxhesh
-
Përfituesit nga falja e borxheve nuk po u përmbahen kontratave
-
MF: Rreth 600 mijë qytetarë kanë përfituar rreth 400 milionë euro nga falja e borxheve
-
Thirren borxhlinjtë ta shfrytëzojnë afatin për të përfituar nga ligji
-
Vetëm edhe 16 ditë deri në përfundimin e afatit për shfrytëzimin e Ligjit për Faljen e Borxheve