Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmkolli: PDK e ka dhe po e zhvatë KEK-un

Deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli tha sot se PDK-ja ka punësuar militantët e saj në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ajo tha se PDK-ja ka zhvatur dhe po vazhdon të zhvatë këtë Korporatë. Kjo sipas Tërmkollit nuk është sekret publik por e di e gjithë Kosova.

Këto komente ajo i bëri gjatë debatit rreth interpelancës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa rreth problemeve që lidhen me mihjen sipërfaqësore në Sibovc.

Artikuj të ngjashëm