Një termet 2.1 shkallë të Rihterit është ndier në Deçan, por edhe në Pejë e Gjakovë.
Në orët e vona të së enjtes, qytetarët kanë raportuar se Deçani është goditur nga një tërmet, siç raportoi edhe Koha.net.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës i tha rtk-së se nga ky tërmet nuk kanë vend për shqetësim pasi ka magnitudë të 2.1 shkallëve të Rihterit.
Sipas Mustafës lëkundje të tilla ka pothuajse çdo ditë në vendin tonë.
Bëhet e ditur që lëkundjet e tokës janë ndie në Deçan, e po ashtu edhe në Pejë e Gjakovë.