Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet në Pejë

Sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, njofton Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km në verilindje të Pejës, ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km, transmeton KP.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës, tërmeti është ndier dukshëm nga banorët e rajonit të Pejës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.