Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Peqin dhe Gjirokastër, pas tërmeteve të njëpasnjëshme në Gjirin e Lalzit, bën të ditur Shqiptarja.
IGJEUM ka regjistruar lëkundje në Peqin dhe Gjirokastër, ndërkohë që një ditë më parë epiqendra ishte sërish në Gjirin e Lalzit.
Për fat tërmetet nuk kanë qenë të fortë. Ai në Peqin me magnitudë 2.4 ballë dhe ai në Gjirokastër me magnitudë 2.2 ballë i shkallës Rihter.
Artikuj të ngjashëm