Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet i fuqishëm në Kosovë, epiqendra në Shqipëri

Foto: Koha

Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh ka ndodhur në Shqipëri, me ç'rast u dëgjua edhe në Kosovë. 

Tërmeti fillimisht u regjistrua në Shqipëri, më pas u dëgjua në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi, Kroaci, Greqi e Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik ka thënë se pas tërmetit të parë kanë ndodhur edhe tre të tjerë më të vogël, raporton Koha.net.

Qendra botërore për mbikëqyrjen e tërmeteve ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 10 kilometra afër Durrësit dhe me një magnitudë prej 6.3 ballësh.

Tërmeti i parë u shënua 6.3. Të tjerët 4.6, 4.4 dhe 4.0.