Pak pas orës 15:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti në Tiranë, por edhe në Elbasan e Berat.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), tërmeti i fundit është i shkallës 4.7 të Rihterit, ndërsa mediat në Shqipëri raportojnë se forca e lëkundjes ka qenë 4.7 ballë.
Epiqendra, sipas EMSC, ka qenë rreth 30km në jugperëndim të Tiranës, raporton Koha.net.
Deri më tani nuk raportohet për pasoja, as në njerëz e as materiale.
Në 2 javët e fundit janë ndjerë lëkundje të shumta në territorin e Shqipërisë, edhe pse më të lehta.