Arbëri

​Tërmet në Shqipëri

Tërmet

Sot në orën 17:25 në Tiranë janë ndier lëkundje tërmeti me magnitudë 3.2 ballë, sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 15 kilometra në juglindje të Krujës, ndërsa thellësia ka qenë tri kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale ose viktima në njerëz./KSP/