Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin e kryetarit të Komisionit për Arsim, Nait Hasani, që të tërhiqet Projektligji për arsimin e lartë, për shkak se ka nevojë të trajtohet dhe të ndryshohet, propozim ky që është përkrahur nga deputetët e Kuvendit.
Kërkesën e Hasanit nuk e përkrahi, Besa Gagjeri nga LDK, por ai mori përkrahjen e subjekteve opozitare.
Kurse, ministri Arsim Bajrami tha se është e vërtet që ky ligj ka më shumë se një vit që është vonuar dhe nëse komisioni për arsim vlerëson se kanë nevojë për konsulta tjera, atëherë mund të ndodhin, por ligji nuk ka nevojë të tërhiqet.
Ishin 42 vota për tërheqjen e ligjit dhe 22 kundër.
Artikuj të ngjashëm
-
Projektligji për arsimin e lartë tërhiqet për të dytën herë
-
VV-ja zotohet se do të angazhohet për miratimin e projektligjit për arsimin e lartë
-
Komisioni për arsim miraton në parim Projektligjin për arsimin e lartë
-
MASHT-i nuk e procedon projektligjin që kundërshtohet nga Lista Serbe
-
Ligji për Arsimin e Lartë përplas deputetët, problem UP-ja në veri