Komisioni parlamentar për arsim e ka miratuar në parim Projektligjin për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën ku është shqyrtuar ky projektligj, ka qenë prezent edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, i cili Projektligjin e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë për fushën e arsimit. Ai i ka informuar anëtarët e Komisionit se në projektligjin e ri janë bërë disa ndryshime që dallojnë nga ligji aktual që është në fuqi.
"Qëllimet kryesore të ndryshimeve brenda ligjit kanë pasur të bëjnë me modernizimin dhe mënyrën e qeverisjes së institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim që të kemi ngritje të cilësisë brenda tyre”, ka deklaruar Bytyqi.
Ka treguar se me ligjin e ri u është kufizuar institucioneve private të promovojnë kuadro të mësimdhënësve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)