Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi: Fuqizimi i Inspektoratit të Arsimit ngrit cilësinë në arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka zhvilluar dëgjim publik lidhur me projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se qëllim i këtij dëgjimi është nxjerrja e një projektligji sa më të mirë.

“Ta nxjerrim një projektligj sa më të mirë, për të ndikuar në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se fuqizimi i inspektoratit do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë në arsim.

“Ky ligj dhe fuqizimi i Inspektoratit do ta fuqizonte Ministrinë. Nëse e shohim ligjin në tërësi ka autorizime shtesë që kanë për qëllim të ngrisim cilësinë e arsimit. Konsideroj që vërtet është një ligj i veçantë se është shumë i rëndësishëm për ministrinë e arsimit. Me këtë ligj do të hapen shumë mundësi që inspektorati të merret me kontrollin e cilësisë”, tha ministri.

Ai tha se çdo ide që do të vijë do të ndihmojë që ta kemi një ligj adekuat për inspektoratin e arsimit.

Edhe Ligji për Inspektoratin e Arsimit dërgohet për lexim të parë në Kuvend Arbëri Ligji për Inspektoratin e Arsimit dërgohet për lexim të parë në Kuvend

Sa i përket hulumtimit parlamentar që i është bërë këtij projektligji, hulumtuesi Rinor Qehaja, tha se qëllimi i këtij hulumtimi është që të përshkruajë projektligjin aktual në krahasim me ligjet në rajon.

Ai tha se ky projektligj ka funksion kontrollues, këshillues, informues, përhap praktika të mira mes institucioneve. Ndërsa sipas tij, llojet e inspektimit janë i përgjithshëm, tematik, emergjent, ri inspektim dhe vlerësim i performancës.

Drejtori i Qendrës për Arsim, Dukagjin Pupovci, tha se e kanë analizuar projektligjin dhe ai pati një vërejtje sa i përket përfshirjes së inspektoratit në licencimin e mësimdhënësve.