Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se për dy javë qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.
Kjo do të bëhet pasi të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili sipas Tahirit, mund të kalojë në dy javët e ardhshme, shkruan KP-ja.
Sipas Tahirit, pasi të votohet ligji, duhet edhe një javë shtesë për tërheqje të parave, kohe që e merr procedura e aplikimit.
“Ligji tani është në komision parlamentar, po besoj që deri në fund të kësaj jave shkon në lexim të parë dhe shpresoj me procedurë të shpejtë në lexim të dytë. Kjo nënkupton se nuk ka shans brenda një jave ose 10 dite të kalojë në Kuvend. Mandej janë disa ditë që nevojitet që ligji të hyjë në fuqi, pra u bënë dy javë. Pastaj është procedura e aplikimit, që nënkupton para tri jave, sipas mendimit tim kjo punë nuk mund të ndodhë”, tha Tahiri.
Tahiri, që sot vizitoi Trustin, tha se rreth 200 milionë euro pritet të tërhiqen nga Trusti, ndonëse sipas tij, rreth 50 për qind e qytetarëve kanë pak mjete.
Drejtori i Trustit, Ardian Zalli, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se aplikimi për tërheqjen e mjeteve financiare do te bëhet vetëm online.
-
160 mijë qytetarë do të mund të tërheqin vetëm nga 8 euro nga Trusti
-
Tahiri-pushtetit: Votojeni Trustin, 51%-shi i para 2 vjetësh po e shkel vullnetin e 99% të qytetarëve
-
AAK: Në këtë krizë, tërheqja e Trustit është zgjidhje e drejtë
-
Tahiri për tërheqjen nga Trusti: S’është betejë politike, po domosdoshmëri
-
Tahiri: Të gjithë deputetët duhet ta votojnë të enjten tërheqjen e mjeteve nga Trusti