Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar deputetët e pushtetit që të mërkurën ta votojnë Projektligjin që mundëson tërheqjen e deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti.
Ai në një postim në Facebook, të martën, ka shkruar se në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së rënduar sociale, tërheqja e një pjese të parave nga Trusti është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje.
“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Projektligji që mundëson tërheqjen e 30 për qind të Trustit do të dalë në votim të mërkurën. Pushteti e ka kundërshtuar një tërheqje të tillë, duke thënë se një gjë e tillë do ta shkatërronte Fondin Pensional të Kosovës.
Më 2020, Qeveria Hoti kishte mundësuar tërheqjen e 10 për qind të mjeteve.
-
Tahiri: Të gjithë deputetët duhet ta votojnë të enjten tërheqjen e mjeteve nga Trusti
-
S’ka tërheqje të re nga Trusti
-
Tahiri-pushtetit: Votojeni Trustin, 51%-shi i para 2 vjetësh po e shkel vullnetin e 99% të qytetarëve
-
Të enjten Kuvendi shqyrton tërheqjen e Trustit, LVV-ja mbetët kundërshtuese
-
Tahiri kërkon mbështetjen e deputetëve për Trustin