Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se të enjten të gjithë deputetët duhet ta votojnë tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti.
Tahiri ka thënë se deputetët në këtë seancë nuk duhet të tentojnë të tregojnë për atë çfarë është Trusti, pasi kjo gjë sipas tij, dihet.
“Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize. Kontributdhënësit po kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Ai më tej ka akuzuar deputetët që janë shprehur kundër kësaj kërkese se po ikin nga përgjegjësia.
“Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim, ka shtuar ai.
Pikë e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes do të jetë tërheqja e deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti, propozim i PDK-së i përkrahur edhe nga AAK-ja.
Edhe
Tahiri për tërheqjen nga Trusti: S’është betejë politike, po domosdoshmëri
Qeveria ka thënë se një tërheqje tjetër do të shkatërronte Trustin si institucion dhe investimet e qytetarëve për pleqëri.
Më herët, qytetarët kanë pasur mundësinë të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre.