Tensionet në veri do të jenë njëra ndër temat për të cilat liderët e 27 vendeve të BE-së dhe 20 vendeve të tjera evropiane do të diskutojnë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav Kishinau.
Siç shkruan agjencia e lajmeve Routers BE-ja synon ta përdorë këtë takim të niveli të lartë për të trajtuar edhe tensionet e ngritura ditëve të fundin në komunat veriore të Kosovës.
Ndërkohë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten [sot] së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.
Situata në veri është tensionuar pas aksioneve të Policisë së Kosovës, më 26 maj, në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.
-
BE: Dorëzimi i pushtetit në veri pa probleme, hap drejt angazhimit konstruktiv
-
Kryetarët e komunave në veri iu ankohen ambasadave edhe për “kontrollin nga Qeveria”
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit