Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ulur në mes të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz në Samitin e liderëve evropiane në Kishinau të Moldavisë.
Samiti në Moldavi do të prekë një sërë çështjesh strategjike, duke filluar nga energjia te siguria kibernetike dhe migrimi.
Gjithashtu, gjatë Samitit, Osmani do të takohet personalisht me Macronin dhe Scholzin për tensionet në veri. Takim me dyshen frank-gjermane do të ketë edhe president serb Aleksandar Vuçiq.
Osmani e Vuçiqi sapo arritën në këtë eveniment, akuzuan institucionet e shteteve përkatëse për tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani takon liderët opozitarë për Bordin e Paqes
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Heqja e masave dhe statusi i vendit kandidat, tema diskutimi mes Osmanit dhe presidentit bullgar
-
Osmani udhëton në Slloveni, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
-
Osmani i përgjigjet Vuçiqit për dronët: Po mendon se mund ta kërcënojë Turqinë