Tenderi i anuluar në muajin janar të këtij viti nga Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit për hartën zonale të kësaj komune është kthyer sërish në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.
“Gjykata e tenderëve” ka marrë një vendim të tillë, pasi ka aprovuar ankesën e një operatori ekonomik lidhur me shkeljet e pretenduara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aprovohet si e bazuar ankesa e OE ‘NTP Prima Engineering’ - Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Hartimi i hartës zonale për komunën e Prizrenit’, iniciuar nga Komuna e Prizrenit. Anulohet njoftimi për anulim i Komunës së Prizrenit lidhur me aktivitetin e prokurimit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e OSHP-së, që është publikuar ditë më parë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.