Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat e ulëta në pranverë rrezikojnë bujqësinë

Xhevat Lahu, pak ditë më parë, përfundoi krasitjen e pemëve në këtë hapësirë prej 50 ari.

Mirëpo, bora dhe ngricat e këtyre ditëve kanë filluar të ndikojnë në prishjen e pemëve, njëjtë siç i kishte ndodhur vitin e kaluar, raporton KTV.

Me gjithë vizitat e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe atyre të Komunës së Prishtinës, nga asnjëra nuk ka marrë mbështetje.

Shpresa e mban ende që nëse nuk zgjat shumë i ftohti, kësaj radhe dëmet do të jenë më të vogla. Ndryshe, po i humb shpresa për të vazhduar të merret me bujqësi.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë se për pjesën më të madhe të të mbjellave, bora që ka rënë do të shërbejë si mbrojtëse e tyre.

Edhe Sa po rrezikohen pemët nga moti i ftohtë në pranverë, flet Vahid Avdiu SOT Sa po rrezikohen pemët nga moti i ftohtë në pranverë, flet Vahid Avdiu

Mirëpo, pemët që vetëm sa kanë filluar të çelin, nëse nuk janë marrë masa të mbrohen, mund të dëmtohen rëndë.

Sinoptikët kanë parashikuar që deri të shtunën e kësaj jave temperaturat do të jenë nën zero, për t’u rritur në ditët në vijim.