Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat deri në 34 gradë Celsius sot në Kosovë

Temperaturat e larta do të jenë prezente të premten dhe të shtunën, në Kosovë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 32 deri në 34 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik për motin në Kosovë.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHK.