Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot me diell në vend, ndërsa temperaturat maksimale mund të lëvizin nga 36 deri në 38 gradë celsius.
Vranësira pritet të ketë përgjatë relievit malor.
“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius”, vijon njoftimi i tyre.
IHMK-ja ka këshilluar që të pihet sa më shumë ujë në këto ditë të nxehta.
Artikuj të ngjashëm