Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ka përfunduar mbledhja e Bordit të Telekomit të Kosovës.

KTV-ja merr vesh se pas pak, do të bëhet i ditur qëndrimi i Bordit lidhur me padinë e Z-Mobilet dërguar në Arbitrazh.


Telekomi i Kosovës ka mbledhur Bordin në një mbledhje urgjente për të diskutuar për padinë e Z-mobile-it në Arbitrash me të cilën kërkoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim për shkëputje të kontratës.

Burime brenda Telekomit kanë konfirmuar për KTV-në se të shtunën është thirrur mbledhja e bordit.

Lexo edhe: Z-Mobile në Arbitrazh, do nga Telekomi 13.5 milionë euro dhe masë të përkohshme

Po të njëjtat burime ka thënë se pas përfundimit të mbledhjes do të dalin me një qëndrim.