Saranda Ramaj
Ekzekutimin e afro 28 milionë eurove kompania “Z-Mobile” po e kërkon nga Telekomi i Kosovës mbi bazën e vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit në Odën Ekonomike Ndërkombëtare.
Ndonëse vendimi nga Arbitrazhi është marrë në vitin 2016, Telekomi e ka paguar vetëm shumën prej afro 4 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
Për pasojë, kamatat që i ka përcaktuar një klauzolë e vendimit të Arbitrazhit mund ta rrisin edhe me shumë vlerën e përcaktuar fillimisht në vendim, nëse pagesa nuk bëhet deri në prill të këtij viti.
Ekzekutimin e gjobës së përcaktuar nga Arbitrazhi, që ka vlerë afro 30 milionë euro, kompania “Z-Mobile” e ka kërkuar edhe në seancën e së enjtes, në Departamentin Ekonomik të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në kërkesën e “Z-Mobile”, për ekzekutimin e kësaj pagese, përshkruhet në mënyrë të detajuar borxhi i Telekomit i përcaktuar nga Arbitrazhi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ky është borxhi që Telekomi ia ka Z-Mobilet
-
Telekomi akuzon gjyqësorin, pasi Komercialja e detyron t’ia paguajë 5.7mln € “Dardafonit”
-
Hapet rruga që Telekomi t’i shpëtojë edhe 13 milionë euro në rastin me Z-Mobile
-
Telekomi shpëton rreth 1.6 milionë në rastin Z-Mobile, por rrezikon bllokimin e llogarive
-
Telekomi kërkon hetim për dyshimet për vepër penale në rastin Z-Mobile