Probleme me përcaktimin e nevojave të përdoruesit dhe ekzaminimin e kushteve fizike të lokacioneve, vështirësi lidhur me financimin e projekteve dhe sigurimin nëse specifikimet teknike përputhen plotësisht me realitetin, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në shqyrtimin që i ka bërë planifikimit për kontratat e ndërtimit në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) dhe në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Si rezultat i kësaj thuhet se projektet e ndërtimit shpien në tejkalim të kostos dhe tejkalim të afateve kohore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZKA-ja ka vlerësuar se punimet e ndërtimit shpesh përballen me vonesa. Sipas ZKA-së data e planifikuar dhe data aktuale e zbatimit në disa raste janë me vite larg njëra tjetrës.
“Disa kontratave u duhen vite për t’u zbatuar, derisa zbatimi i projekteve me përmasa të ngjashme nuk duhet të zgjasë shumë”, thuhet në raportin e publikuar këtë muaj. Kjo thuhet se ka gjasa të ketë pasoja negative ekonomike dhe të tjera.
“Sipas ekspertëve të fushës ndërtimore, shumica e problemeve të tilla shkaktohen nga planifikimi i dobët: nevojat nuk përcaktohen qartë, nuk sigurohen fonde të mjaftueshme, ekzaminimi i kushteve fizike nuk është bërë siç duhet, etj”, theksohet në raport. Si rezultat, thuhet se duhet të bëhen ndryshime në kontratë, të kërkohen fonde shtesë dhe zbatimi i kontratës të zgjatet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.