Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia ndërhyn në festën e PDK-së në Skenderaj

21:09 - Policia ndërhyn në festën e PDK-së në Skenderaj

Rexhep Krasniqi dhe Medina Pasoma

Përmes një kordoni, Policia e Kosovës është detyruar të ndërhyjë në festën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, pasi thuhet se janë ngritur tensione mes kësaj të fundit dhe përkrahësve të Bekim Jasharit, i cili në këto zgjedhje garon me iniciativë të pavarur.

Simpatizantë të PDK-së kanë nisur festimet në Skenderaj me brohoritma e mjete piroteknike. Më herët janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Kandidati i PDK-së atje, Fadil Nura, aktualisht po prin me numrin e votave. Nga rreth 8227 vota të numëruara, Nura ka 2.004, ndërsa Bekim Jashari me Iniciativën e pavarur aktualisht ka 1.193.

20:22 - Në Skenderaj festa e përkrahësve të Bekim Jasharit ka filluar qysh para mbylljes së vendvotimeve.

Edhe Nura kërkon që PDK-ja të marrë masa ndaj anëtarëve të saj në KQZ Zgjedhjet lokale 8 muaj më parë Nura kërkon që PDK-ja të marrë masa ndaj anëtarëve të saj në KQZ

Sipas gazetares së Kohës atje, ka pasur edhe të shtëna me armë. 

Sipas rezultateve të deritashme nga KQZ për votat e numëruara, Fadil Nuraj i PDK-së po prin me vota.