Rinia Demokratike e Prishtinës, përmes disa fotografive të postuara në Facebook-un e faqes zyrtare të PDK-së, dega Prishtinë, ka ironizuar me gjendjen e shesheve të Prishtinës pas shiut, duke peshkuar në mënyrë simbolike mbi to.
Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhimin e rrugëve të Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, sic edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të. Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti përmbytet dhe e dimë që Shpendi nuk është Zoti për ta ndalur shiun, por do duhej të ishte i zoti për t’i menaxhuar situatat pas shiut në rrugët e Prishtinës”, ka thënë Triumf Sadikaj.
Kryetari i të rinjve të Prishtinës ka thënë se qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.
-
Ahmeti rinisë së PDK-së: Peshqit më të mëdhenj në zyre i keni
-
Vërshimet bllokojnë Prishtinën, qytetarët kritikojnë Ahmetin
-
PDK-ja ironizon me Ahmetin: Në kanionin e Emshirit mund të bëni “rafting” falas
-
PDK-ja në Prishtinë ironizon: Falënderojmë komunën që Emshiri po bëhet perlë bregdetare
-
Rinia e PDK -së ia numëron Ahmetit projektet që s’i ka realizuar