Pas shiut dhe breshrit të rënë në Prishtinë para pak orësh, Rinia e PDK-së ka ironizuar gjendjen e shesheve të Prishtinës duke “peshkuar”.
Në këtë mënyrë, thuhet se ata shprehën pakënaqësitë e tyre me menaxhimin e rrugëve të Prishtinës nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka reaguar duke thënë se “këta peshq, i gjeni në zyret tuaja”.
“RiniaPDK: Gabim jeni tu kërku peshk në shesh. Peshqit më të mëdhenj në zyret tuaja i keni”, ka shkruar Ahmeti.
Në ndërkohë, një reagim të tillë pati edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila me një përgjigje të ngjashme iu drejtua rinisë së PDK-së.
“Po shoh në portale që ca militantë të PDK-së, pas reshjeve të shiut paskan dalë në shesh me grepa të peshkimit. Shpresoj që vazhdojnë peshkimin por ama deri sa t'i kapin peshqit e mëdhenj të korrupsionit që lehtësisht i gjejnë në partinë e tyr”, ka shkruar Haxhiu.