Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të premten vazhdon seanca në Kuvend

Të premten do të vazhdojë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës që nisi të enjten.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Siç është njoftuar nga Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës, në rend të dite do të jenë propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, të datës 2 prill për formimin e komisioneve parlamentare.

Po ashtu do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, të Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.

 

 

Artikuj të ngjashëm