Të premten mbahet seanca për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Zv. Kryeministri, Enver Hoxhaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së bëri të ditur se qeveria tashmë është e bindur që kjo çështje të mbyllet para së shtunës.
“Ne jemi të vendosur që të mbyllet kjo temë para fundjavës, para të shtunës. Kemi pasur takime të gjata këto ditë me partnerë të ndryshëm duke përfshirë edhe deputetët serb”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj bëri thirrje që kjo marrëveshje të votohet të premten. Sipas tij, deklarata e nënshkruar nga dy presidentët është e plotfuqishme. Ai ka thënë po ashtu se vetë ka pasur rol si në hartim edhe në inicim të saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
-
Hamza fton qytetarët të dalin në votime: Sot vendoset për katër vitet e ardhshme
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Përplasje në Kuvend rreth seancës për presidentin
-
VV-ja pret propozime konkrete për presidentin nga opozita teksa afati po shkon drejt fundit