Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit (DKA), që të premten, në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohen 12 qershorit – Ditës së Paqes.
Sipas një komunikate të MASHTI, për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar do të ketë pushim të hënën, më 14 qershor 2021.
“Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse”, thuhet në komunikatë.
-
Disa institucione arsimore punojnë e disa festojnë, kërkohet që Dita e Çlirimit të bëhet festë zyrtare
-
MASHTI thotë se mësimi do të mbahet këtë të shtunë: Inspektorati do të jetë në terren
-
MASHTI publikon kalendarin e ri të vitit shkollor, do të zëvendësohen ditët e humbura
-
MASHTI njofton për fillimin e mësimit të hënën: Do të rishikohet kalendari
-
Shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës ia kushtojnë orën e parë Lidhjes së Prizrenit