Arbëri

Të premten, dita e parë e Bajramit të Madh

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se dita e parë e Bajramit të Madh (Fitër Bajramit) do të jetë e premtja, më 15 qershor, 2018, ndërsa manifestimi qendror për Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe fillon në ora 04:10.

Në vazhdim njoftimi i plotë BIK-ut.

Njoftim për opinion

Dita e parë e Fitër – Bajramit, të premten, më 15 qershor 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të premten, më 15 qershor 2017.

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta, të cilit do t'i prijë, Resul ef. Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë, thuhet në njoftim.