Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të ndarët e Vetëvendosjes ndahen edhe në Parlament

“Grupi i Deputetëve të Pavarur ”, të cilët dje janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë ndërruar edhe karriget.

Deri dje ata kanë qenë të ulur në rendin e parë të ulëseve të dedikuara për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sot ata kanë shkuar në ulëset e fundit për t’ua liruar vendin pjesës së mbetur në VV.

Tash Vetëvendosje në Kuvend i ka 19 deputetë, ndërsa Grupi i Pavarur i Deputetëve numëron 12 deputetë.

Deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila ishte në VV që nga dje është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

që kanë formuar grupin e ri janë Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Driton Çaushi, Salih Salihu, Fisnik Ismajli, Frashër Krasniqi, Faton Topalli, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani dhe Besa Baftiu.

Artikuj të ngjashëm