Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Deputetët e Pavarur” e bëjnë Vetëvendosjen parti të tretë parlamentare

‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’ është grupi më i ri parlamentar në Kuvend të Kosovës. Aty janë 12 deputetët e dorëhequr nga Vetëvendosje, kurse ky grup tani ka mbetur me vetëm 19 nga 32 deputetë sa kishte, raporton KTV.

Nga grupi është larguar edhe Donika Kadaj-Bujupi, e cila është kthyer në folenë e saj, Grupin Parlamentar të AAK-së

Zyrtarisht është ndarë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

12 deputetë të saj kanë bërë kërkesë për formimin e grupit të ri parlamentar, i cili do të quhet ‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’.

Shef i këtij grupi do të jetë Dardan Sejdiu, e pjesë e tij janë edhe:

Edhe Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër Arbëri 1 muaj më parë Legjislatura e re me 101 deputetë të vjetër

Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Përmes kësaj shkrese njoftuese për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe për Sekretarin e Kuvendit, grupi i ri parlamentar kërkon që sa më shpejt të vendoset për hapësirat e tyre, për deputetët dhe stafin politik.

LDK-ja tash kalon në pozitën si partia më e madhe në kuvend, me gjithsej 27 deputetë. Pas saj vjen PDK-ja me 23 e më pas VV-ja me 19.

Grupi i Deputetëve të Pavarur ka 12 ulëse e AAK-ja 11.

Lista Serbe ka 10 ulëse, ndërsa Nisma dhe Koalicioni 6+ kanë nga gjashtë deputetë.

Gjashtë deputetë të tjerë janë pa grup parlamentar.

Edhe “Vulosen” emrat e 100 deputetëve shqiptarë Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë “Vulosen” emrat e 100 deputetëve shqiptarë

KohaVisioni ka raportuar muajin e kaluar se deputetët e dorëhequr nga Vetëvendosje do të krijojnë grup të ri parlamentar.